Gabriel Escobar, zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara (SHBA) duan që integrimi i Ballkanit Perëndimor (WB) në Bashkimin Evropian (BE) të përshpejtohet.
Escobar, i cili mban detyrën e zëvendës sekretarit amerikan të Shtetit, nënvizoi se duhet një shtytje për të rinjallur procesin që, sipas tij, po ecën me ritmin e “kërmillit”.
Zyrtari amerikan i cili së fundmi shërbeu si zëvendës shefi i misionit të Ambasadës Amerikane në Serbi, shprehu pakënaqësi në lidhje me mungesën e lëvizjes për anëtarësimin në BE të shteteve të Ballkanit gjatë dy dekadave të fundit.
Gjatë intervistës për “Radion Evropa e Lirë”, Escobar ravijëzoi se mungesa e përparimit në këtë front, është paksa “zhgënjyese”.
Sipas tij, Departamenti Amerikan i Shtetit do të dëshironte të shihte një integrim më të shpejtë.
Escobar tha se si Bashkimi Evropian ashtu edhe kombet e Ballkanit Perëndimor – të cilat përfshijnë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën – kanë sfida për të kapërcyer për ta bërë integrimin një realitet.
Zëvendës sekretari shpreson që angazhimi amerikan “mund të kthejë të dyja palët në rrugën e duhur”.
Bullgaria në fillim të këtij viti bllokoi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut në një mosmarrëveshje mbi gjuhën dhe ankesat historike.
Rregullat e BE-së kërkojnë konsensus nga 27 anëtarët e saj për shumë çështje të rëndësishme, përfshirë zgjerimin.
Ndërsa aplikimi i Shqipërisë për t’u bashkuar me BE-në do të konsiderohet së bashku me Maqedoninë e Veriut, vetoja ka ndikuar edhe për autoritetet shqiptare.
Escobar tha se përdorimi i mosmarrëveshjes dypalëshe nga ana e autoriteteve bullgare për të ndaluar aspiratat e Maqedonisë së Veriut, ishte e gabuar.
Sipas zyrtarit, janë paraqitur disa “zgjidhje të mira” për të adresuar çështjen dhe se Washington-i zyrtar do të vazhdojë të nxisë autoritetet bullgare për të gjetur një kompromis.
Escobar i ka konsideruar veprimet e Sofjes zyrtare si “imperativ strategjik”, për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.
Për zëvendës sekretarin e DASH-it, bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillonin brenda këtij vit, duke shtuar se vendet “e kanë fituar atë”.
SHBA-WB
Më herët, Gabriel Escobar, tregoi mbështetjen e tij dhe të autoriteteve amerikane për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, gjatë një debati të organizuar nga Qendra për Politika Evropiane.
Nën temën “Bisedimet Beograd-Prishtinë: A po kthehemi në rrugën e duhur?”, Escobar u shpreh i shqetësuar për zvarritjen që po i bëhet procesit të zgjerimit të BE-së.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duan ta shohin Ballkanin Perëndimor në BE.
“Ne do të mbështesim përpjekjet e Bashkimit Evropian për të sjellë Serbinë dhe Kosovën më afër bllokut dhe të punojmë me BE-në për të integruar pjesën tjetër të rajonit”, tha Escobar.
Ai ka theksuar se rajoni nuk duhet të përcaktohet vetëm nga çështjet politike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Peleshi viziton qendrën e Inovacionit të Kërkimit dhe Mbrojtjes në Hungari
-
Ambasadori rus, Mikhail Afanasiev, përfundon misionin diplomatik në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Ose të dëgjojë SHBA-të ose të përgatitet për përshkallëzim – zgjedhja i takon Izraelit
-
Jahjaga po bën më shumë përpjekje për shëndetësinë sesa Qeveria Kurti, thotë Haxhiu