Shqipëria

Escobar: SHBA-të duan ta shohin Ballkanin Perëndimor në BE


Zëvëndës- ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, ka treguar mbështetje për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Këtë ai e ka bërë gjatë një debati të organizuar nga Qendra për Politika Evropiane, me temën “Bisedimet Beograd-Prishtinë: A po kthehemi në rrugën e duhur?”.

Ai u shpreh i shqetësuar për zvarritjen që po i bëhet procesit të zgjerimit  të BE-së.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duan ta shohin Ballkanin Perëndimor në unionin evropian.

“Ne do të mbështesim përpjekjet e Bashkimit Evropian për të sjellë Serbinë dhe Kosovën më afër bllokut dhe të punojmë me BE-në për të integruar pjesën tjetër të rajonit”, tha Escobar.

Ai ka theksuar se rajoni nuk duhet të përcaktohet vetëm nga çështjet politike.

“Qëllimi”, sipas Escobar, “nuk është vetëm njohja e ndërsjellë, por edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.

Të pranishëm në debat ishin i dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel si dhe Donika Emini nga organizata CiviKos.

Në fjalën e tij Lajçak, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi nuk është teknik, pasi çdo gjë në dialog është shumë politike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore