Lajme

SHBA-të besojnë se mund të “identifikojë njësitë ruse” që kryen mizoritë në Bucha


SHBA-të besojnë se “do të jetë në gjendje të identifikojë njësitë ruse” që kryen mizoritë në Bucha, Ukrainë, sipas një zyrtari amerikan të njohur me informacionin e fundit.

Ky i fundit shtoi se identifikimi i personave të përfshirë “është një prioritet jashtëzakonisht i lartë tani” për komunitetin e inteligjencës amerikane.

Mbledhja dhe analizimi i rrymave të inteligjencës duke përdorur të gjitha mjetet dhe asetet e disponueshme ka nisur që kur mizoritë dolën në dritë dhe SHBA-të janë në pikën e “ngushtimit” të përgjegjësisë.

Sipas tij nuk është e sigurt që SHBA-të do t’i shpallin publikisht gjetjet e tyre dhe mund të merret një vendim për t’ia lënë Ukrainës.

Nga ana tjetër SHBA-të po analizojnë gjithashtu tregues të mundshëm se më shumë se një njësi ruse ose grup luftëtarësh ishin në Bucha gjatë kohës kur ndodhën mizoritë.

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të përcaktojnë nëse një pjesë e kësaj ndodhi kur një njësi ruse po tërhiqej dhe një tjetër hyri, e përmbylli zyrtari.

Masakra e banorëve në Bucha të Ukrainës është ndoshta ngjarja më e përfolur botërisht që prej fillimit të luftës në Ukrainë, ku janë gjetur rreth 300 trupa civilësh të vrarë (pretendohet nga Ushtria ruse), disa të shtrirë në tokë e me duar të lidhura dhe të tjerë në varre masive.

Nga ana tjetër, Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka ndodhur ndonjë masakër në Bucha, duke ofruar shpjegime të ndryshme për imazhet dhe videot që janë shfaqur.

Madje, i ka përshkruar ato si një “provokim të inskenuar”.

Ku u gjetën trupat?

Shkaqet e vdekjes janë të paqarta. Disa nga trupat ishin pranë asaj që duket të jetë një krater përplasjeje. Të tjerët ishin pranë makinave të braktisura. Tre nga trupat ishin shtrirë pranë biçikletave. Disa i kanë duart të lidhura pas shpine me leckë të bardhë. Trupat u shpërndanë në më shumë se gjysmë milje të rrugës “Yablonska”.

Një video e dytë, e marrë në rrugën “Yablonska” tregon tre trupa të tjerë. Njëra shtrihet pranë një biçiklete, tjetra pranë një makine të braktisur. Imazhet satelitore tregojnë se makinat e braktisura dhe trupi aty pranë shfaqen midis 20 dhe 21 marsit.

Këto janë vetëm disa nga trupat e civilëve të zbuluar që nga e shtuna.

“Associated Press” publikoi imazhe të paktën të gjashtë burrave të vdekur të shtrirë së bashku në pjesën e pasme të një ndërtese zyre, disa me duar të lidhura pas shpine. Ndërtesa është një milje në perëndim të viktimave të tjera të gjetura përgjatë rrugës “Yablonska”.

Një milje tjetër më tutje, një fotograf i “The Times” zbuloi trupin e një burri me një plagë me armë zjarri në kokë, i shtrirë pranë një biçiklete.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore