Lajme

SHBA-ja paralajmëron Kinën, do t’i mbrojmë edhe me luftë Filipinet


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

“Jemi të përkushtuar në zbatimin e marrëveshjes 70-vjeçare mbi detin e Kinës Jugore, ndaj, do të mbrojmë Filipinet në rast të një sulmi të armatosur nga Pekini”.

Është ky zotimi që ka marrë në emër të presidentit, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ka ritheksuar mbështetjen e Manilës zyrtare nga Washington-i.

Këto komente nga ana e Blinken-it, vijnë pas përvjetorit të pestë të një vendimi gjyqësor, i cili e ndaloi zgjerimin e Kinës në ujërat territorialë ndërkombëtarë. Pikërisht hapësirën ujore filipinase, pretendonin kinezët të merrnin.

Tensione ka pasur edhe në zonat e kufijve detarë me Brunein, Malajzinë, Taivanin apo Vietnamin. Pra, ky ndaj Filipineve, është një konflikt i radhës kinez.

Nga Manila zyrtare, pretendohet se ka pasur përpjekje për të nxitur konflikt, nga ana e trupave kineze. Madje, pretendimet arrijnë deri aty, sa të argumentojnë se Pekini ka dërguar edhe “militarë ushtarakë” tek anijet e peshkimit filipinase.

Midis SHBA-ve dhe Filipineve, ka edhe një marrëveshje – tashmë 70-vjeçare – mbi mbrojtjen reciproke në rast nevoje.

“Duam të ritheksojmë se jemi të gatshëm të ndërhyjmë ushtarakisht, falë artikullit IV të vitit 1951, mbi marrëveshjen e përbashkët SHBA-Filipine”, vijoi Blinkeni kërcënimin e tij ndaj Kinës.

Kryediplomati amerikan, nuk ngurroi as t’u bëjë thirrje kinezëve, që të zbatojnë detyrimet ndërkombëtare. Këtu, duke risjellë në vëmendje vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hague-ës, mbi pretendimet për detin.

Pekini, nga ana tjetër, i ka thuajse injoruar vendimet e Hague-ës. Përforcime ushtarake të vazhdueshme janë dërguar në brigjet e detit të Kinës Jugore.

Kjo ka shtyrë edhe SHBA-të të dërgojnë në zonë prezencë të marinës detare amerikane.

Një përgjigje zyrtare ende mungon nga Qeveria kineze. Por, tensionet midis dy superfuqive botërore, mbeten në nivele të larta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore