Stil

Shakira shkruan një porosi dedikuar Princeshës Charlotte


Këngëtarja, Shakira, është shprehur e lumtur publikisht, pas bërjes virale të lajmit se Princesha Charlotte është fanse e saj e flakët.

“Jam shumë e kënaqur që ju pëlqen muzika ime, Princesha Charlotte!”, ka shkruar Shakira, krahas një emoji zemre.

Reagimi erdhi pasi që Princi William kishte zbuluar se vajza e tij 6-vjeçe, Princesha Chalotte është “e çmendur” pas vallëzimit nën tingujt e këngëve të ikonës latine – Shakiras.

Duka i Cambridge kishte ndarë shijen muzikore të vajzës së tij, kur po shfaqej në një podcast të Apple, me titull – “Prince William: Time to Walk”.

Gjatë regjistrimit të tij, të bërë gjatë shëtitjes nëpër pasurinë e Mbretëreshës Sandringham, mbreti i ardhshëm mbuloi një gamë të gjerë temash nga efekti emocional i punës si pilot i ambulancës ajrore deri te qëndrimi jashtë “zonës së tij të rehatisë” duke kënduar në skenë me Taylor Swift dhe Jon Bon Jovi.

Princi William dhe vajza e tij, Princesha Charlotte.

Ndërkaq, në një moment gjatë shëtitjes, William tha se kënga e Shakiras, ”Waka Waka”, është e pëlqyer e Charlotte dhe se ajo kërcen duket duke imituar lëvizjet e këngëtares kolumbiane – e po ashtu, vishet si balerinë për performancën.

“Një nga këngët që fëmijët po e duan për momentin është ‘Waka Waka’. Ka shumë lëvizje të ijeve së bashku me shumë veshje”, tha Duka.

Kujtojmë se “Waka Waka” ishte kënga zyrtare e Kupës së Botës në futboll – FIFA 2010.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore