Përballje

Sevilla nuk i ndahet Real-it, mposht në derbi Betis-in


Sevilla po kalon në një formë shumë të mirë, të cilën e vërtetuan edhe në derbin e sotëm të qytetit ndaj Betis-it, të cilin e fituan me rezultat 2:1.

Dy gola që në pjesën e parë të Sevilla-s, ia siguruan tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Julen Lopetegui, të cilët po rivalizojnë Real Madrid-in për titull kampion.

Ivan Rakitic hapi serinë e golave në minutën e 24-të, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Derisa për ta dyfishuar epërsinë, u përkujdes Munir El Haddadi, i cili realizoi katër minuta para se skuadrat të shkonin në pushim.

Në vazhdim të lojës, dyja skuadrat patën raste të mira për të shënuar, por goli i vetëm i Betis-it do të vinte në sekondat e fundit të lojës shtesë, i cili u shënua nga Sergio Canales.

Me këtë fitore, skuadra e Sevilla-s përforcon vendin e dytë në tabelë me 54 pikë, gjashtë më pak se Real Madrid-it kryesues.

Ndërsa Real Betis-i pozicionohet në vendin e dytë me 46 pikë, një më shumë se Atletico Madrid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore