Përballje

Serie A/ Roma fiton ndaj Bologna-s, Lazio befasohet nga Lecce


Java e parë e gjysmës së sezonit të dytë në Serie A ka vijuar këtë të mërkure, teksa në orën 16:30 kanë zbritur në fushë ekipet e kryeqytetit Italian.

Roma ka arritur sukses minimal ndaj Bologna-s me rezultat 1:0, ku goli i vetëm i kësaj sfide u shënua në minutën e gjashtë nga penalltia, të cilën e realizoi Lorenzo Pellegrini.

Me këtë sukses, Roma mban vendin e gjashtë në tabelë me 30 pikë, aq sa kanë edhe rivalët e tyre që u befasuan nga Lecce.

Pra, Lazio u mposht me rezultat 2:1, të cilët nuk arritën ta ruajnë avantazhin në pjesën e parë, të krijuar nga Ciro Immobile.

Gabriel Strefezza barazoi shifrat në minutën e 57-të, deria në të 71-tën, ish-sulmuesi i Milan-it, Lorenzo Colombo e kaloi Lecce-n në epërsi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore