Rajoni

Serbia siguron një milionë doza të vaksinës ‘Sinopharm’


Një milionë doza të vaksinës kineze Sinopharm ndaj Covid-19 ka arritur të shtunën me 16 janar në Serbi.

Kështu, Serbia bëhet vendi i parë në Evropë që merr këtë vaksinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, u shoqërua nga ambasadori i Pekinit në ballkan në aeroportin e Beogradit. Kontenierët që mbanin vaksinat u shkarkuan nga një avion i Air Serbia.

Vucic falënderoi presidentin Xi Jinping  për dërgimin e vaksinave. Gjithashtu tha se “rregullatori mjekësor i Serbisë pritet të miratojë vaksinën Sinopharm në ditët e ardhshme, duke lejuar që vaksinimet me doza të fillojnë brenda një jave”.

Më shumë se 20 mijë serbë janë vaksinuar deri më tani që nga fillimi vaksinimit  në fund të dhjetorit. Të vaksinuarit janë kryesisht të moshuarit dhe punonjësit mjekësorë.

Shumica kanë marrë vaksinën Pfizer dhe BioNTech ose vaksinën Sputnik të Rusisë.

Vucic u shpreh se “Serbia pret të marrë edhe 250 mijë doza të tjera të vaksinës Sputnik dhe 20 mijë  doza të vaksinave Pfizer javën e ardhshme. Deri në qershor pret të marrë dërgesat e vaksinave AstraZeneca dhe Moderna”.  /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore