Lajme

“Serbia nuk është për luftë, por për paqe”


Zorana Mihajloviç

“Serbia nuk është për luftë, por për paqe”

Është fraza që po dominon diskursin e liderëve serb javët e fundit. Qëllimi i përsëritjes së kësaj fraze është i qartë, etiketimin e Kosovës si pala jo-konstruktive, e cila do luftë.

Presidenti i Serbisë ka një agjendë të qartë, thotë zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviç, ne jemi për mundësinë që të gjithë njerëzit në Kosovë të kenë një jetë të denjë.

“Agjenda jonë nuk është një agjendë lufte, por duhen dy për tango dhe kjë është arsyeja pse ne vazhdojmë të përsërisim frazën – paqe dhe stabilitet”

“Ne kurrë nuk kemi provokuar situatën”, shton më tej Mihajloviç, por e njëjta harron se më 31 korrik në ditën kur filloi implementimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave dhe reciprocitetit për kartat e identitetit, ishe Serbia ajo e cila përmes strukturave kriminale shkaktoi tensione dhe bllokoi implementimin e këtyre vendimeve.

“Kërkesa jonë gjatë gjithë kohës është Asociacioni, le të sigurojmë paqen dhe stabilitetin që njerëzit tanë atje të jetojnë normalisht”.

“Sëse dikush dëshiron të merret me politik dhe të jetë një burrë shteti serioz, duhet të kujdeset për njerëzit e tij”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore