Lajme

Krivaqa dënohet me 4 vjet burgim për veprën penale “Grabitje”


Gjykata Themelore në Ferizaj.

Gjykata Themelore në Ferizaj, e ka dënuar me 4 vjet burgim Dardan Krivaqën për veprën penale “Grabitja”.

Lajmi është bërë i ditur nga Gjykata Themelore e Ferizajt, kjo për shkak se i njëjti kishte kryer veprimin brenda një kazinosë.

“Kanë hyrë brenda në kazino, kanë kërkuar nga personat të cilët ishin aty që të ulen në gjunjë, kurse nga i dëmtuari F.I., kanë kërkuar paratë dhe nga arka kanë marr 1.500 € dhe largohen në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Nga gjykata pretendohej se Krivaqa këtë akt se kishte kryer i vetëm.

“Në bashkëkryerje me përdorimin e kanosjes serioze kundër personit tjetër, i pandehuri i parë ka bërë roje, kurse dy të pandehurit tjerë të maskuar, njëri me revole në dorë, kurse tjetri me një thikë”.

I njëjti që dyshohej se ishte pjesëmarrës në këtë vjedhje është liruar nga akuza.

“I pandehuri A.L., lirohet nga akuza pasi që nuk është provuar përtej çdo dyshimi se i pandehuri ka kryer veprën penale në bashkëkryerje grabitja nga neni 255 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, tregohet tutje në këtë njoftim.

Gjykata në Ferizaj, në gusht të vitit të kaluar, Dardan Krivaqën, e kishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.

Kurse, Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vjet burgim.

Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore