Lajme

Serbia ka zgjatur kufirin e çmimit të ushqimeve bazë edhe për 90 ditë


Qeveria e Serbisë

Qeveria serbe ka zgjatur kufirin e çmimit të ushqimeve bazë edhe për 90 ditët e ardhshme.

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e së premtes së 28 janarit ka miratuar Dekretin për kufizimin e nivelit të çmimeve të ushqimeve bazë.

Ushqimet bazë që do të mbajnë të njëjtin çmim për 90 ditët e ardhshme përfshijnë sheqer kristal në një paketim prej një kilogrami, miell i llojit T-400 i butë në një paketim deri në pesë kilogramë, duke përfshirë miellin e tipit T-500 në një paketim deri në pesë kilogramë, vaj luledielli ushqimor prej një litri.

Gjithashtu, kufiri i çmimit vlen edhe për mishin e derrit – këmbët dhe qumështin UXT me 2.8 për qind yndyrë qumështi në paketim prej një litri.

Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e mëtejshme e tregut, gjegjësisht parandalimi i deformimeve në formimin e çmimeve të këtyre mallrave të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për furnizimin e konsumatorëve, veçanërisht për kategoritë më të varfra sociale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore