Lajme

Serbi/ Dogana sekuestron mbi 42 kilogramë drogë


Doganierët e Serbisë me një aksion të përbashkët me policinë serbe gjatë një kontrolli në zonën kufitare me Malin e Zi afër qytetit të Sllatinës kanë prerë zinxhirin e kontrabandës si dhe kanë sekuestruar 42.3 kilogramë substanca narkotike të llojit kanabis (marihuana) në gjithsej katër thasë të mëdhenj.

Siç është bërë e ditur nga Drejtoria doganore serbe, droga është zbuluar të mërkurën e nëntë marsit rreth orës 22 nga kontrolli i detajuar i terrenit në rrugën Brodarevë-Sllatinë, përgjatë shtratit të lumit me të njëjtin emër.

Dogana serbe ka thënë se zbulimi i lëndëve narkotike është bërë me anë të një qeni të shërbimit doganor, i trajnuar posaçërisht për zbulimin e lëndëve narkotike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore