Lajme

Serbi: 31 raste pozitive me linë e majmunëve


Ilustrim.

Instituti i Shëndetit Publik në Serbi, ka bërë të ditur se që nga 17 qershori kur u regjistrua rasti i parë në Serbi me linë e majmunëve deri më 17 gusht janë konfirmuar 31 raste

Tutje nga Instituti është thënë se të gjithë personat e infektuar janë meshkuj të moshës 21 deri në 44 vjeç.

Në Beograd janë regjistruar 27 nga 31 rastet me linë e majmunëve.

Tre persona kanë pasur nevojë për trajtim spitalor, ndërsa pjesa tjetër janë trajtuar në shtëpi.

Simptomat e lijës së majmunit.

Çka është sëmundja e lijës së majmunëve?

Sipas infektologut, Gëzim Morina, “lija e majmunit është sëmundje virale, zonotike që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore që i takon grupit ORTHOPOXIVIRUS të familjes POKSIVIRIDAE që janë dy variante”.

“Varianti i Kongos i cili është me i rëndë, me vdekshmëri 10 për qind dhe i dyti është varianti i Afrikës Perëndimore i cili është variant më i butë i cili ka vdekshmëri 1% të rasteve të prekura, fatmirësisht rastet e raportuara në Evropë i takojnë variantit të Afrikës Perëndimore”.

Morina, tutje bën të ditur edhe transmetimin e kësaj sëmundje.

“Transmetohet përmes kontaktit të ngushtë midis kafshëve: majmunit dhe më rrallë midis njerëzve. Bartja e infeksionit bëhet me kontaktin e ngushtë mes personit ose kafshës së infektuar me virus, ndërsa transmetimi nga njëri person në tjetrin bëhet përmes kontaktit të ngushtë me LEZIONE (puçrra, lëngje trupore, piklat e frymëmarrjes dhe materialet e kontaminuara si shtrati i pacientit si batanijet, peshairet, etj.)”.

Por, ai konsideron se tash ka një transmetim më të ndryshëm të kësaj sëmundje.

“Shfaqja klinike e sëmundjes është me ethe të vazhdueshme, dridhje, temperaturë të lartë, dhimbje koke, dhimbje muskujve(dhimbje e trupit), vjellje, skuqje dhe ënjte të nyejve limfatike që mund të çojnë deri te komplikimet mjaft serioze që mund ta sjellin edhe vdekjen e pacientit”.

Ndërsa kohëzgjatja e këtij virusi është 2 deri në 4 javë.

“Terapia Simptomatike bëhet vetëm në raste të infeksioneve sekondare bakteriale (jepen antibiotikë). Vaksinimi për lijen e madhe ofron mbrojtje edhe nga lija e majmunit. Por, janë zhvilluar vaksinat edhe më të reja që janë miratuar për parandalimin e lijes së majmunit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore