Lajme

Senati amerikan konfirmoi: Christopher Hill ambasadori SHBA-së në Serbi


Christopher Hill

Christopher Hill, është ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga Senati Amerikan.

“Konfirmohet: Christopher Hill do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Senatit Amerikan në Twitter.

Ambasadori Hill, ishte i nominuar para disa muajsh nga Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, do ta zëvendësojë, Anthony Godfrey si shef i misionit diplomatik të SHBA-së në Beograd.

 

Hill, njihet për kontributin e tij në Kosovë gjatë viteve 90-ta, për çfarë edhe ishte nderuar me Çmimin Robert C. Frasure për Negociatatat për Paqe në Kosovë.

Christopher Hill është bashkëpunëtor i afërt me Gabriel Escobar, të emëruarin Zëvendës Ndihmës Sekretar në Zyren për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan.

Këto ndryshime në përfaqësuesit diplomatikë në Ballkan po interpretohen si një përpjekje nga administrata e Joe Biden për të forcuar praninë amerikane në rajon dhe të përfshihen më aktivisht në zgjidhjen e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ndryshe emërimi i Hill si ambasador në Serbi ishte i bllokuar nga senatori republikan, Ted Cruz, pasi ky i fundit ishte detyrimi i administratës amerikane që të vendosë sanksione për kompaninë që mbështetet nga qeveria ruse, “Nord Stream 2”, një linjë gazi Rusi-Gjermani, për të cilën kritikët thonë se e fuqizon ekstremisht shumë Moskën zyrtare dhe i jep leva të rëndësishme në duar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore