Stil

Selena Gomez pozon me fustan të koleksionit “La Vacanza” nga Dua Lipa


Miqësia mes këngëtares shqiptare, Dua Lipa dhe asaj amerikane, Selena Gomez duket të jetë në nivel më të duhur se kurrë.

Kësisoj, Gomez së fundmi e ka mbështetur koleksionin e ri të Dua Lipas “La Vacanza”, të cilin ylli i hitit “Levitating” e solli në bashkëpunim me brendin luksoz, Versace.

Selena është shfaqur e veshur me fustanin nga koleksioni “La Vacanza”, i cili ekspozonte me finesë pjesën e bustit si dhe i mbulonte asaj këmbët deri mbi gjunjë – ishte i tëri i zi, i mbushur me topa të bardhë si dhe figura me ngjyra të tjera, e jo vetëm.

Ylli i hitit “The heart wants what it wants”, ka pozuar pranë një valixheje goxha të madhe, e që ishte me dizajn të njëjtë si fustani që e ka veshur Selena.

Ndërkohë, ndjekësit në mediat sociale e kanë pëlqyer këtë gjest të Selenes, derisa janë shprehur të lumtur të shohin “gra që e mbështesin njëra-tjetrën”.

Selena Gomez e veshur me koleksionin e ri të Dua Lipës.

“Sa mirë të shohësh një emër të madh që e mbështet një artiste tjetër të po këtij kalibri, inspiruese”, ka shkruar një ndjekësë në Twitter.

Një tjetër ka shtuar se – “Selena, dukesh për mrekulli me koleksionin e Duas, vazhdo tutje vajzë, ke zemër të madhe”.

Sigurisht, mungesë nuk shënuan as shakatë – “Plot me stil, por kjo valixhe është pothuajse sa ti? S’i ia bën dot me të, Gomez ke përgjigje?”.

Dyshja, Lipa e Gomez nuk kanë publikuar akoma ndonjë duet së bashku, por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të dy artistët t’i shohim brenda një projekti të përbashkët muzikor.

Gjithsesi, mbështetja e Selenës vjen vetëm pak ditë, pasi ajo i kishte hequr nga lista e ndjekësve, Dua Lipën, Gigi dhe Bella Hadid si dhe Zayn Malik.

Mediumi “The independent” kishte shkruar lidhur me veprimin e Gomez në Instagram, por siç duket artistja tanimë ka reflektuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore