Lajme

Selakoviç – Cramonit: Presim kritika konstruktive, punëtorët vietnamezë s’po trajtohen s’i skllevër


Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç, i ka cilësuar si “propagandë politike ndaj Serbisë” lajmet për trajtimin jo të mirë të punëtorëve nga Vietnami në një fabrikë kineze në Serbi, shkruan Tanjug.

Për këtë ai i ka akuzuar disa eurodeputetët në krye me Viola Von Cramon, të cilët me anë të një deklarate thanë se ishin të tmerruar nga raportet e fundit të trafikimit të supozuar të qenieve njerëzore në Serbi me qëllim shfrytëzimin e punës dhe se fotot e tmerrshme, të dërguara nga kantieri i fabrikës kineze Linglong, tregojnë se skllavëria moderne po ndodh në kufijtë e Bashkimit Evropian.

“Eurodeputetja Viola Von Cramon na ka akuzuar për jo më pak se “skllavërinë moderne” dhe “trafikim të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin e punës”, në një mënyrë që konfirmon edhe një herë se detyra e saj është të mos përmirësohet niveli i demokracisë në Serbi, tha Selakoviç.

“Ne presim kritika konstruktive nga zonja Von Cramon dhe çdo eurodeputetet tjetër, që do të ishte një nxitje për të ndryshuar diçka për mirë në Serbi”.

Sipas tij, “sulmi i Cramon nuk e ka një qëllim të tillë, por pas tij qëndron një agresive antiserbe dhe agjenda antikineze, e cila nuk ka të bëjë fare me shqetësimin për të drejtat e njeriut”, shtoi Selakoviç.

Eurodeputetët përmes një deklaratë të përbashkët kanë reaguar për trajtimin jo të mirë të punëtorëve nga Vietnami në një fabrikë kineze në Serbi.

Protesta e punëtorëve vietnamezë në Serbi

Sipas tyre, është krejtësisht e papranueshme që shteti, i cili dëshiron të bëhet anëtar i BE-së, të tolerojë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e një fabrike e cila sipas akuzave tregton njerëzit mbi punonjësit dhe shfrytëzon territorin pritës.

“Vlerësohet se rreth 500 punëtorë vietnamezë jetojnë dhe punojnë në kantierin e kompanisë kineze Linglong. Raportet e dorës së parë japin një pamje të tmerrshme – një pamje të skllavërisë moderne në kufirin e Bashkimit Evropian” , thuhet në reagimin e eurodeputetëve.

“Këta punëtorë jetojnë në kushte çnjerëzore – ata punojnë 26 ditë në muaj, 9 orë në ditë, pa pajisje mbrojtëse në punë. Raportet tregojnë se ata jetojnë edhe në baraka të mbipopulluara, pa ngrohje apo kanalizim adekuat, pa energji elektrike të mjaftueshme dhe me ushqim të pamjaftueshëm”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore