Përballje

Salzburg triumfon përballë Dinamo Zagreb-it, Leipzig dominon Celtic


Dy ndeshjet e para të së mërkurës në Ligën e Kampionëve ishin interesante.

Dueli mes Salzburg-ut dhe Dinamo Zagrebit përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Ndeshja ishte kryesisht e baraspeshuar, ku të dy skuadrat kishin shumë mundësi shënimi.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në pjesën e dytë, në minutën e 71-të, me anë Noah Okafor, i cili shënoi nga penalltia.

Pak para përfundimit të ndeshjes, në minutën e 93-të, Josip Drmic shënoi golin e barazimit, por rezultoi që ishte në pozicion jashtë loje.

Momentalisht, Salzburg-u radhiten në pozitën e parë me pesë pikë ne Grupin E, ndërsa Dinamo Zagrebi në vendin e tretë me 3 pikë.

Në anën tjetër, Leipzig-u ka mposhtur Celtics me rezultat të thellë 3:1.

Ndeshja ishte e dominuar nga Leipzig, por edhe Celtics patën mundësi të shumta shënimi.

Goli i parë u shënua në minutën e 18-të nga Christopher Nkunku, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Pas vetëm nëntë minutash, Nkunku shënoi përsëri, por këtë herë ishte në pozicion të rregullt.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47-të, Jota i Celtics barazoi rezultatin.

Në minutën e 61-të, Szoboszlai shënoi për Leipzig, por ai ishte në pozicion jashtë loje.

Pas vetëm tre minutash, Andre Silva shënoi golin e epërsisë për vendasit.

Ndërsa në minutën e 77-të, ishte përsëri Silva, i cili shënoi për rezultatin final 3:1.

Leipzig radhiten në pozitën e tretë me 3 pikë në Grupin F, ndërsa Celtic janë në vendin e fundit me një pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore