Lajme

Rusi, dy roje burgu merren peng nga ISIS


Dy roje burgu që shërbenin në një qendër paraburgimi në rajonin e Rostovit të Rusisë u morën peng nga të burgosurit.

Shërbimi Federal Penitenciar e raporton këtë në kanalin e tij Telegram. Sipas agjencisë Ria Novosti, njëri nga dy pengjet mund të jetë drejtor i burgut.

Ata i mbajnë peng 5 burra që pretendojnë se janë mbështetës të ISIS.

Kreu i GUFSIN të Rusisë në rajonin e Rostovit, si dhe përfaqësues të agjencive bashkëpunuese të zbatimit të ligjit dhe zyrës së prokurorit janë në vend. Negociatat janë duke u zhvilluar për lirimin e pengjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore