Kosova

Ministrja gjermane viziton Kosovën për të nxitur rekrutimin e infermierëve të rinj


Ministrja gjermane e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Ursula Nonnemache.

Ministrja gjermane e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Ursula Nonnemache, do të jetë të mërkurën në Kosovë për t’u informuar rreth rekrutimit të stafit të ri të infermierëve.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i ministrisë, të hënën, raporton mediumi gjerman Frankfurter Allgemeine Zeitung. 

Mbi 1 mijë punonjës shëndetësorë kosovarë janë punësuar në Gjermani vetëm për nëntë muaj të vitit 2023.

Problemi i ikjes së mjekëve nga Kosova, ka filluar që në vitin 2016 kur qeveria ndaloi së hapuri konkurset për specializantë.

Ndërsa, profesionistë shëndetësorë tashmë kanë deklaruar se për këtë dukuri duhet të ndërmerren masa urgjente, në mënyrë që të zvogëlohet numri i ikjes së mjekëve nga Kosova.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, njëjtë si secila qeveri tjetër, nuk është se ka prezantuar plan specifik për ikjen e specialistëve mjekësorë.

Planet qeveritare, sipas asaj që është prezantuar deri më tani, janë dhënë kryesisht si platforma të përgjithshme, ku nuk flitet për probleme specifike të shëndetësisë. Dhe derisa qeveritarët ndërrohen, ikja e mjekëve të rinj mbanë ritmin e njëjtë.

Eksodi i heshtur i profesionistëve nga Kosova

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore