Futboll

Rummenigge për Leroy Sane: “Do të qëndrojë me Bayern”


Anësori u largua nga Manchester City në verë, por gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimit që kur u transferuan në Gjermani.

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich-ut Karl-Heinz Rummenigge, ka përsëritur se nuk ka asnjë shans që klubi ta shesë Leroy Sane.

Ai ka bërë vetëm shtatë ndeshje këtë sezon me Bayern, pas transferimit në verë nga Manchester City.

Sane është parë më së shumti në stol. Veç kësaj ka pasur dhe disa sugjerime që ai mund të hiqet pas vetëm një sezoni në klub.

Rummenigge ka prishur çdo bisedë të Sane për të lënë klubin dhe këmbëngul se ish-sulmuesi i City-t do të jetë një sukses i madh në Allianz Arena.

“Ai ka një kontratë pesë-vjeçare,” tha ai. “Kjo do të ishte e pakuptimtë. Ne kemi nevojë për këtë lloj lojtari. Sigurisht që ai do të qëndrojë në Bayern. Dhe jam i bindur: Ai do të jetë një sukses këtu”.

Kur u largua nga Manchester City në verë, Sane tha: “Nuk ishte e lehtë. Pep Guardiola dhe kjo skuadër fantastike ishin arsyeja pse u transferova në Manchester. Por doja të bëja diçka të re”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore