Art&dizajn

Rrokaqielli më i lartë në Çeki


Studio çeke Chybik + Kristof ka projektuar ndërtesën më të lartë në vend, një rrokaqiell 56-katësh në Ostrava të Republikës Çeke.

“Synimi ynë ishte të krijonim një formë të thjeshtë por të fuqishme që vepron si një fener në qendër të qytetit,” thotë bashkëthemeluesi i Chybik + Kristof, Michal Kristof.

 

Kur të përfundojë, do të jetë më shumë se dyfishi i lartësisë së Kullës AZ në Brno, e cila ka 111 metra dhe është aktualisht ndërtesa më e lartë e Republikës Çeke.

Trekëndëshi i poshtëm, i cili ngushtohet drejt qendrës së rrokaqiellit, do të jetë në krye me një trekëndësh të përmbysur të kthyer 90 gradë nga baza.

Bashkia e Re e Ostravës 85 metra e lartë, e ndërtuar në vitet 1930, është ndërtesa më e lartë aktuale e qytetit.

Kulla Ostrava, rrokaqielli 235 metra i gjatë do të ndërtohet për zhvilluesin RT Torax Group në qytetin e Ostravës në lindje të vendit.

Ky rrokaqiell do të ketë një formë të veçantë të përbërë nga dy forma trekëndore të grumbulluara, ku do ndërtohen pranë një qendre tregtare.

Rrokaqielli do të ndërtohet pranë Shtëpisë së Kulturës moderniste të viteve 1960, e cila po përditësohet nga Steven Holl Architects and Architecture Acts. Studiot po shtojnë një sallë koncertesh të veshur me zink mbi ndërtesën ekzistuese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore