Shqipëria

Rrogozhina, së shpejti me ujësjellës të ri


Ministrja e Infrastrukturёs dhe Energjetikёs inspektoi të mërkurën e 28 korrikut punimet e fundit për ujësjellësin e ri, nё qytetin e Rrogozhinёs.

Ujёsjellёsi i ri do të garantojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 13 mijë banorë.

Më shumë se 200 kantierë në të gjithë vendin janë sot në proces, duke e transformuar rrënjësisht këtë sektor.

“Uji ёshtё njё e drejtё bazike. Ne duam qё tё çojmё njё ujё cilёsor nё rubinetat e qytetarёve”, tha Balluku.

Ministrja theksoi rëndësinë e pagesave për investimet që po kryhen, duke ia lënë përgjegjësinë pushtetit vendor.

“Ёshtё e rëndësishme të gjithë të kontribuojmë në këtë projekt. Janë investime që duhen të paguhen. Të paktën deri tani është detyrë e pushtetit vendor. Më pas, sё bashku me gjithë reformёn nё sektorin e ujësjellësit, do tё ketё dhe njё bashkёpunim dhe kontroll më të gjerë nga ana e Agjencisë Kombёtare të Ujёsjellёsit(AKUM)”, deklaroi Balluku.

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës nënvizoi se bёhet fjalë për njё reformё të ngjashme me atё tё energjisё elektrike, e cila do të ofrojë shёrbim cilёsor brenda çmimeve sa më të arsyeshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore