Shqipëria

Rritje me 68.7 për qind e lejeve të miratuara të ndërtimit


Tremujori i tretë i këtij viti shënon një rritje të konsiderueshme të dhënies së lejeve të ndërtimit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Referuar një raporti të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi lejet e ndërtimit, shifrat shënojnë një rritje prej 68.7 për qind.

Struktura e vlerës së përafërt të lejeve të ndërtimit, T3-2021

Në tremujorin e tretë të vitit 2021 janë miratuar gjithsej 442 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 262 leje të miratuara në tremujorin e tretë të vitit 2020.

Sakaq, rritja është vënë re edhe në sipërfaqen e lejeve të miratuara të ndërtimit për ndërtesat e reja.

Lejet e ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, T3-2021

Në tremujorin e tretë të këtij viti, kjo sipërfaqe është 564 mijë e 266 metra katrorë, nga 397 mijë e 947 metra katrorë të miratuar në tremujorin e tretë të vitit 2020.

Çka rezulton në një rritje prej 41.8 për qind.

Numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja

Sipas INSTAT-it, në tremujorin e tretë të vitit 2021, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 22.5 miliardë lekë.

Dhe kjo ka shënuar një rritje prej 15.2 për qind nga 19.5 miliardë lekë të lejeve të miratuara në tremujorin e tretë të vitit paraardhës.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja

Sipërfaqen më të madhe e zë Tirana me 434 mijë e 881 metra katrorë e pasuar nga Durrësi me 50 mijë e 939 metra katrorë dhe Lezha me 27 mijë e 665 të tillë.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore