Pajisje

Rritja modeste e fitimeve të Huawei-t


Huawei, kompania teknologjike e kinës, ka raportuar një rritje modeste të fitimeve vjetore të vitit 2020 pasi të ardhurat jashtë shtetit pësuan rënie për shkak të pandemisë dhe vendosjes së kompanisë në listën e zezë të eksportit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Agjencia e lajmeve, Reuters, zbulon se fitimi neto i kompanisë për vitin 2020 arrinte shifrën 9.83 miliardë dollarë. Një rritje prej 3.2% më shumë krahasuar me rritjen prej 5.6% të një viti më parë.

Lidhur me tregun e saj në SHBA, Huawei u fut në listën e zezë të eksportit nga ish presidenti amerikan, Donald Trump, në vitin 2019.

Gjithashtu, u ndalua edhe hyrja në teknologjinë kritike me origjinë në SHBA. Kjo pati ndikim në aftësinë e kompanisë për të hartuar çipa dhe përbërësit e tyre burues nga shitësit e jashtëm.

Sipas Reuters, ndalimi e vuri Huawei-n nën një presion të madh duke u detyruar të shesë njësinë e saj të smartphone-vë të lirë te një konsorcium agjencish dhe tregtarësh në muajin nëntor të vitit 2020.

Megjithatë, telefonat e saj inteligjentë kanë qenë ata që kanë ndihmuar në qëndrueshmërinë e kompanisë. Huawei ka raportuar se biznesi i saj i kësaj tipologjie telefonash ka pasur një rritje me 3.3% nga viti në vit duke përbërë gati gjysmën e të ardhurave të kompanisë.

Një nga zëdhënësit e kompanisë ka thënë se rritja ishte pjesërisht edhe falë pajisjeve të tilla si orët inteligjente dhe laptopët.

Tregu i saj në Kinë ka qenë nxitësi kryesor i të ardhurave të Huawei-t me 15.4%.

Ndërkohë ka pasur një rënie prej 12.2%, në Evropë, Lindjen e Mesme dhe në Afrikë. Një rënie prej 8.7% në pjesën tjetër të Azisë dhe 24.5% në Amerikën Veriore dhe Jugore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore