Në tremujorin e parë të këtij viti, indeksi i kushtimit në ndërtim për banesa arriti 106,0 kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2020, si periudha bazë.
Ndryshimi vjetor i tij në tremujorin e parë të vitit 2022 është 5,0 për qind. Një vit më parë, ky ndryshim ishte 0,6 për qind.
Kështu rezulton në një raport të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT).
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore
Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 11,7 për qind, pasuar nga grupi “Shpenzime materiale” me 6,0 për qind.
Më tej, grupi “Shpenzime makinerie” me 3,8 për qind, “Kosto të tjera” me 3,5 për qind, “Shpenzime për paga” me 2,5 për qind dhe “Shpenzime transporti” me 2,1 për qind.
Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi”, shënuan rritjen më të lartë me 6,8 për qind.
Këto, pasuar nga grupi “Materiale ndërtimi” me 6,5 për qind dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 3,5 për qind.
Ndryshimet tremujore të grupeve kryesore
Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, indeksi i kushtimit në ndërtim shënoi rritje me 2,9 për qind.
Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 10,0 për qind, pasuar nga grupi “Shpenzime materiale” me 2,8 për qind.
Po ashtu, nga grupet “Kosto të tjera” me 2,7 për qind, “Shpenzime makinerie” me 2,5 për qind dhe “Shpenzime për paga” me 1,4 për qind.
Ndërsa, ulje ka shënuar grupi “Shpenzime transporti” me 0,5 për qind.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Miliarderët e botës duhet të paguajnë minimalisht 2% taksë mbi pasurinë, thonë ministrat e G20
-
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti gati 300 milionë euro
-
FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë: Mbështetje dhe financim për reformat
-
Moody’s me vlerësim ‘pozitiv’ për Shqipërinë, ulet borxhi dhe rritet ekonomia
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
I vunë tritol në banesë, KLGJ i cakton 6 muaj mbrojtje gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës