Lajme

“Rregullorja e BQK-së afron Kosovën me standardet e BE-së”, thotë Ismaili në takim me ambasadorin e Suedisë


Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili dhe ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, është takuar me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin ka diskutuar për rregulloren e BQK-së.

Takimi është bërë i ditur përmes një komunikate për media, ku është thënë se kanë diskutuar për përdorimin e dinarit.

“Guvernatori Ismaili e informoi Ambasadorin Westerlund mbi Rregulloren për Operacione me para të gatshme, duke sqaruar aspektet kryesore, efektet dhe argumentet për pozicionin e saj”.

Sipas tij, rregullorja e BQK-së do të afërsojë Kosovën me standardet e Bashkimit Evropian, ndonëse mënyra se si u morë vendimi u kritikua nga kjo e fundit.

“U sqarua se Rregullorja avancon integritetin e sistemit financiar dhe përafron Republikën e Kosovën me standardet e BE-së, si dhe ajo nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro, nuk kufizon aktivitetin këmbimor që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Kur vendimi hyri në fuqi pati reagime të shumta nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët akuzuan Qeverinë e Kosovës se nëpërmjet “lëvizjeve të njëanshme” është duke nxitur “tensione të panevojshme” në pjesën veriore të vendit të banuar me serbë etnikë.

Ndërsa kërkoi shtyrjen e zbatimit të rregullores së BQK-së nën arsyetimin se mund të ketë ndikim negativ te komuniteti serb në Kosovë.

Pas gjithë këtyre kritikave BQK-ja mori vendim se rregullorja do të zbatohet përmes një tranzicioni të lehtësuar, jo më të gjatë se tre muaj.

Më pas hapi një linjë telefonike pa pagesë për serbët për t’u informuar lidhur me rregulloren e re të saj ku ndalohet përdorimi i dinarit për kryerjen e pagesave.

Më 1 shkurt, hyri në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore tё Kosovës (BQK), nëpërmjet së cilës synohet të ndalohet qarkullimi i dinarit serb, duke specifikuar se valuta e vetme që lejohet për pagesa/transaksione është euro.

Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, përveç valutës euro, deri tani është përdorur edhe dinari nën sistemin paralel të financuar nga Serbia.

Në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – çmimet nëpër dyqane janë shënuar me dinarë. Viteve të fundit është praktikuar edhe importimi i dinarëve nga Serbia, por nga 1 shkurti i këtij viti, kjo praktikë është ndalur, duke nxitur reagimin e autoriteteve serbe dhe bashkësisë së organizuar ndërkombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore