Lajme

Rrahman Jasharaj është rizgjedhur kryetar i SBASHK-ut


Rrahman Jasharaj

Rrahamn Jashraj është rizgjedhur për herë të tretë me radhë kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë.

Jasharaj në garë ka qenë me Emrush Ahmetin.

Procesi i përzgjedhjes në SBASHK është përmes votimit të delegatëve dhe Jashraj ka marrë shumicën dërrmuese të votave nga delegatët.

Mandati për kryetar të SBASHK-ut është katër vjeçar që nënkupton se Jasharaj kur ta përfundojë këtë mandat do të shënojë plotë 12 vjet në krye të organizatës.

Ai ka folur për media pas rizgjedhjes së tij. Ka thënë se ky do jetë mandati i tij i fundit.

“Nuk do tentoj t’i futëm më garës, pasi që edhe do pensionohem”, deklaroi ai.

Rrahman Jasharaj është mësimdhënës nga Staradrani i Istogut.

Nga faqja zyrtare e SBAShK-ut në Internet, mësohet se ai jeton në qytetin e Pejës dhe në shkollë jep lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Ai ka qenë edhe kryetar i Arsimit Fillor të Pejës e më vonë edhe Kosovës për dy mandate.

Ndërsa Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës në faqen e saj zyrtare shkruan se “është organizatë e pavarur nga shteti dhe partitë politike, demokratike, jo-fitimprurëse, që përfaqëson interesat e të punësuarve në institucionet publike dhe private të arsimit , shkencës dhe kulturës”.

SBASHK-u përbëhet nga anëtarësia e të punësuarve në lëmin e arsimit, shkencës e kulturës në Republikën e Kosovës, të regjistruar vullnetarisht; si në institucionet publike, private dhe të tjera, parashkollor, fillor, të mesëm të ulët , të mesëm të lartë, arsimi special, universitar, dhe shtëpitë e studentëve, si dhe subjekteve të tjera që lidhen me arsimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore