Sport

Rrahje në FFK, dyshohet se Ademi sulmoi fizikisht një zyrtar të Federatës


Sot (e mërkurë) ka ndodhur një rrahje në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku kryetari aktual, Agim Ademi, thuhet të ketë sulmuar zyrtarin e FFK-së, Artan Govorin.

Rastin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së”.

“Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pra, tensionet në FFK po vazhdojnë lidhur me zgjedhjet që do të mbahen më 6 prill.

Kryetari aktual, Ademi, tani edhe zyrtarisht nga dita e sotme do ta ketë kundër kandidat të birin e legjendës Fadil Vokrri, Gramoz Vokrrin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore