Stil

Romina Hodaj dhe Jonny Pojani tregojnë si po shkon lidhja e tyre pas daljes nga “Love Story”


“Lidhja jonë po shkon shumë mirë. Nuk mund të themi që jemi super të dashuruar apo kemi një lidhje të ngushtë, por po njihemi”.

Kështu e nis rrëfimin pas daljes nga “Love Story”, Romina Hodaj, modelja që u bë pjesë e spektaklit të njohur për të gjetur dashurinë.

Bashkë me Jonny Pojanin, partnerin e saj, ata ishin të ftuar në emisionin e showbizz-it “Pikë”, një prodhim i “Albanian Post”.

“Ne nuk shtiremi. E kemi shumë qejf njëri-tjetrin dhe na pëlqen të kalojmë kohën bashkë. Secili ka angazhimet e tij, por gjejmë kohë për të qenë bashkë aq sa mundemi”, tregon më tej aktori, që hyri në “Love Story” si “frontist” dhe mes gjithë vajzave që prisnin të merrnin vëmendjen e tij, Jonny zgjodhi Rominën.

Në intervistën përballë Adela Osmanit, ata treguan kur patën shkëndijën e parë të dashurisë dhe, më pas, pranuan se “e pëlqyem njëri-tjetrin me shikim të parë”.

“Testin” e vërtetë të lidhjes, e patën në studion e “Pikë”, ku produksioni kishte përgatitur pyetje që t’ia drejtonin njëri-tjetrit.

Kështu publiku i njohu më mirë dhe ata vetë mësuan ca gjëra më tepër për personin përballë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore