Përballje

Romës i mjafton një gol për tre pikët e radhës


Roma ka fituar në shtëpi përballë Udinese-s me rezultat minimal 1:0, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.

Ndeshje e tensionuar dhe e baraspeshuar u zhvillua në stadiumin “Olimpico” të kryeqytetit italian, ku vendasit gjatë pjesës së parë goditën dy herë shtyllën.

Por, në minutën e 36-të, ish-sulmuesi i Chelsea-t, Tammy Abraham, realizoi golin e epërsisë, për të siguruar pikët e radhës për ekipin e Jose Mourinho-s.

Në vazhdim të ndeshjes, dyja skuadrat patën raste të shumta për gol, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Në fund të takimit, Roma mbeti me një futbollist më pak në fushë, kur kapiteni Lorenzo Pellegrini mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja, i cili do të humbë edhe derbin ndaj Lazio-s, që do të zhvillohet xhiron e ardhshme.

Pas kësaj fitore Roma ngritët në pozitën e katërt në tabelë me 12 pikë, kurse Udinese mbetet në vendin e 10-të me shtatë pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore