Sport

Rinovim apo largim? Pogba i pavendosur për të ardhmen


Paul Pogba është ende i pavendosur për të ardhmen e tij.

Francezit i skadon kontrata me Manchester United në fund të këtij sezoni, por ai ende nuk është i sigurt se a dëshiron rinovimin aop largimin.

Sipas the Athletic, ai dhe agjenti i tij, Mino Raiola, po shqyrtojnë të gjitha mundësitë.

Tash e sa kohë, Pogba e ka bërë të ditur se ëndrra e tij është të luaj për Real Madrid-in, por edhe Paris Saint-Germain qëndron fort në garë.

Mirëpo, fillimi shumë i mirë i sezonit që e ka pasur te Manchester United, e ka shtyrë Pogba-n të mendojë dy herë para se të marrë një vendim.

Francezi në katër ndeshje këtë sezon, ka arritur shtatë asistime.

Paul Pogba arriti dy asistime përballë Newcastle United në fundjavë

Ai ka treguar rendiment të lart qysh nga ndeshja e parë, duke e bërë United-in që të kërkojë fillimin e bisedimeve për rinovimin.

Mirëpo, kjo gjë nuk ka ndodhur ende, me Pogba-n që aktualisht është i qetë.

Blerjet e reja të United, Varane, miku i mirë i Pogba-s, Cristiano Ronaldo dhe Jadon Sancho, mund ta shtyjnë francezin që sukseset t’i kërkojë në Teatrin e Ëndrrave, e jo diku tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore