Përballje

Rikthehet Champions League/ Mbretërit vizitojnë parkun e princave


Rikthehet sot kompeticioni më i rëndësishëm për klube, Champions League.

Pas dy muajsh pushim pas përfundimit të fazës së grupeve, 16 klube kthehen për të dueluar në rrugën për trofeun e madh.

Normalisht, nga këto 16 skuadra – shumica mund të konsiderohen si favorit dhe skuadra që kanë gjasa për të ngritur trofeun në qiell.

Të tillë janë edhe Real Madrid dhe PSG.

Pikërisht dyshja përballen sonte në një ndër duelet më interesante të raundit të 16-ave.

Në Paris, madrilenët udhëtojnë për ndeshjen e parë.

Dy skuadrat po kalojnë një formë pozitive, dhe të dy skuadrat janë liderë në ligat e tyre përkatëse.

PSG thuajse e ka siguruar titullin, kurse Real Madrid edhe pse në luftë me Sevilla-n, konsiderohet favorit kryesor në elitën e futbollit spanjoll.

Ky duel do të lë jashtë njërën nga skuadrat më interesante të turneut, dhe cila është mbetet për t’u parë.

Real Madrid vjen në këtë ndeshje me grup të plotë, me Karim Benzema dhe Ferland Mendy që janë rikuperuar në kohë për takimin e sotshëm.

Te Paris-i në anën tjetër, mungojnë Neymar, ishi i madh i sfidës, Sergio Ramos dhe në dyshim për paraqitje janë edhe Paredes, Di Maria.

Ndeshja fillon në orën 21:00, në “Parc Des Princes” në kryeqytetin francez që do të jetë dëshmitar i një ndër dueleve më interesante të sezonit.

Mbappe – pika kyçe në “shkatërrimin” e marrëdhënieve mes dy ekipeve, sonte me shumë mundësi do të jetë fokusi kryesor.

Favorit të qartë nuk ka, por rregulli i golit si mysafir, i cili tashmë nuk ekziston më, pritet ta bëj ndeshjen edhe më të barabartë se që pritej.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore