Stil

Rihanna dhe A$AP Rocky bëhen prindër për herë të parë


Rihanna dhe A$AP Rocky janë zyrtarisht prindër. Çifti ka mirëpritur fëmijën e parë që thuhet se është djalë.

Burime për “TMZ” kanë zbuluar se foshnja ka lindur në datë 13 maj në Los Angeles, por emri i tij nuk është bërë ende publik.

 

Hera e fundit që Rihanna pati një dalje publike ishte në datë 9 maj, në Los Angeles, konkretisht në ditën e nënës.

I pari personazh që e ka uruar publikisht çiftin ishte Chris Brown, ose të paktën këtë la të kuptohet me një postim në “Instagram”.

“Urime”, shkroi ai, bashkangjitur disa ‘emoji’, vetëm një orë pasi lajmi u shpërnda në media.

Në janar A$AP Rocky dhe Rihanna e konfirmuan lajmin e bukur të pritjes së ëmbël me një sesion fotosh në New York.

 

Gjatë gjithë shtatzënisë, Rihanna ka treguar me krenari barkun e rrumbullakosur me veshje që e nxirrnin zbuluar, duke u diskutuar shumë shpesh për një trend të ri që solli në vëmendje.

Këngëtarja theksoi se arsyeja e përzgjedhjes së atyre veshjeve ishte për të treguar sa e bukur është një grua në pritje të ëmbël.

Pak muaj pasi u bë publik lajmi i pritjes së ëmbël, për çiftin pati edhe disa drama.

A$AP Rocky u arrestua pas akuzave për përdorim armësh zjarri në një plagosje të hershme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore