Zgjedhjet në Shqipëri

Rezultati zgjedhor, brenda 48 orësh


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar pas mbylljes së procesit të votimit se rezultati do të shpallet brenda 48 orësh.

“Askush nuk e di se kush i ka fituar zgjedhjet, duhet të presim 48 orë”, deklaroi komisioneri.

Këtë thirrje, ai e shoqëroi me një apel për partitë, mbi qetësinë e pritjes së përfundimit të procesit.

“Çdo deklarim i bërë para përfundimit të numërimit të votave nuk i shërben sigurisë në këtë proces”, theksoi ai.

Për sa i përket përmbylljes së votimit, Celibashi ka siguruar se të gjitha qendrat janë mbyllur në orar. Kjo, përjashto ato në të cilat ende ka pasur votues.

Mbi pjesëmarrjen, nga të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në gjithë vendin, kanë votuar rreth 47% e votuesve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore