Shqipëria

Reshjet, mbyllen dy shkolla në Elbasan


Autoritetet në qarkun e Elbasanit, kanë njoftuar më datë 11 janar, se reshjet masive kanë dëmtuar një shkollë në Labinot-Fushë (Elbasan). Për pasojë mësimi nuk mund të zhvillohet brenda saj.

Dëmtime ka pasur edhe në shkollën e Kushovës në Gramsh. Prurjet e shumta afër përroit të kësaj shkolle rrezikojnë edhe kalimin e fëmijëve.

Autoritetet njoftojnë se gjatë natës ka pasur gjithashtu rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore.

“Gjatë natës kemi pasur reshje me intensitet të ulët e mesatar e si rrjedhojë kemi pasur rënie gurësh e inertesh në akset: Elbasan-Qafë Thanë dhe Cërrik-Gramsh. Lumenjtë Shkumbin e Devoll janë me prurje të konsiderueshme dhe po mbahen në monitorim në të gjitha pikat e mundshme ku mund të përbëjnë rrezik. Përroi i Zaranikes ka pasur prurje të shumta, por pa pasoja”, kanë deklaruar autoritetet në Elbasan./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore