Bota

Republikanët nuk do ta shkarkojnë kongresmenen Greene


Kongresmenia republikane Marjorie Taylor Greene, e SHBA-së, postimet e sё cilёs shkaktuan zemёrim në rradhët e përfaqësuesve të Kongresit, nuk do tё shkarkohet nga posti i saj nё parti.

Kreu republikan i Dhomёs sё Pёrfaqёsuesve, Kevin McCarthy, deklaroi se postimet janё shkruar pёrpara se ajo tё zgjidhej.

Ndërkohë, demokratёt qё kontrollojnё dhomёn thanё se do të votojnё të enjten pёr pёrjashtimin e saj nga komiteteti.

Marjorie Taylor Greene ёshtё njё kongresmene, qё pёrfaqёson distriktin e shtetit tё Georgia, e caktuar në Komitetin e Edukimit dhe Punës dhe atë të Buxhetit.

Greene ka pëlqyer në media sociale postime të dhunshme kundër ligjvënësve demokratë, ka promovuar postime me përmbajtje konspirative, ka ngritur akuza për korrupsion dhe abuzim të pushtetit ndaj Presidentit të sapozgjedhur Joe Biden, si dhe i ka quajtur të shtënat në shkolla dhe sulmin terrorist të 11 shtatorit ngjarje tё skenuara, duke kërkuar mosshërbimin e muslimanëve në qeveri.

Ndërkohë, “The Hill” ka raportuar se Greene ka kërkuar falje gjatë një mbledhjeje me anëtarë të partisë. Po ashtu sipas dy burimeve pranë “The Hill” thanë se Greene ka shfaqur gjithashtu pendesën e saj në prezencën e fëmijëve të saj.

Reagimet e Republikanëve dhe Demokratëve

Ligjvënës të ndryshëm në rradhët e partisë Republikane, kanë kritikuar Greene rreth komenteve komenteve të saj në të kaluarën.

Disa kanë thënë se Greene ka probleme mendore dhe është “një kancer për partinë”.

Kevin McCarthy pjesёtar i Partisё Republikane dhe përfaqësues i Kalifornisë tha se komentet e Marjorie Taylor Green nuk pёrfaqёsojnё vlerat dhe besimet Republikane.

Nga ana tjetër, kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi, tha se Demokratët do të vazhdojnë të Enjten votimin për të përjashtuar Greene nga komisionet e arsimit dhe buxhetit.

McCarthy shtoi se ka komunikuar me Greene duke i shpjeguar pёrgjegjёsinё si anёtarё tё Kongresit dhe standardet e larta me tё cilat duhet t’a prezantojnё veten.

Gjithashtu ai akuzoi Demokratët se po veprojnë me standarde të dyfishta pasi sipas e njëjta kërkesë përgjegjësie nuk po zbatohet gjithashtu tek kongresmenët Demokratё.

Nё janar tё vitit 2019, Partia Republikane ka shkarkuar Steve King tё shtetit Iowa nga tre panele, pasi ai pyeti pse epërsia e të bardhëve konsiderohet fyese.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore