Bota

SHBA: Bush largon zyrën nga Green, për çështje të sigurisë


Përfaqësuesja demokratike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Cori Bush, ka njoftuar se po e largon zyrën e saj nga ajo e kongresmenës së sapo zgjedhur të Georgia-s, Marjorie Taylor Greene, për çështje sigurie.

Thirrjet që Greene të dëbohet nga Kongresi apo të censurohet, janë rritur ditët e fundit. Ajo akuzohet se  ka mbështetur thirrjet për dhunë kundër kundërshtarëve politikë. Në mediat sociale të agjencisë së lajmeve, CNN, Greene tregoi mbështetje për ekzekutimin e Nancy Pelosi-t, Barack Obam-ës dhe Hillary Clinton.

Greene ka akuzuar Bush për udhëheqjen e një “turme terroriste” sepse ajo ishte një aktiviste e Black Lives Matter.

Incidenti midis Bush dhe Greene ndodhi në 13 Janar për shkak të grindjeve në Kongres pas trazirave pro-Trump. Shumë udhëheqës republikanë kanë shmangur mbajtjen e një qëndrimi të qartë kundër kolegëve të cilët nxitën trazirat.

Lideri republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, po planifikon të takohet të hënën me Greene-n, për të diskutuar grindjen e saj me Bush. Ndërsa, demokrati i Kalifornisë, Jimmy Gomez, në fillim të kësaj jave, njoftoi prezantimin e rezolutës së shkarkimit të Greene-t, si një qortim të thirrjeve të saj për dhunë kundër ligjvënësve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore