Sport

Regi Lushkja transferohet te Sheriff Tiraspol


Regi Lushkja ka kompletuar transferimin te Sheriff Tiraspol pas largimit nga skuadra e Laçit.

Mesfushori shqiptar ishte transferimi i gjashtë për skuadrën moldave në këtë afat kalimtar të janarit.

Lushkja lindi më 17 maj të vitit 1996 në Kavajë.

Ai u zhvillua te klubi i Besës, derisa gjashtë vitet e fundit i kaloi te skuadra kurbinase, Laçi, ku zhvilloi mbi 200 ndeshje.

Lushkja është ftuar disa herë me skuadrat e moshave të kombëtares kuqezi.

Ai tani do të jetë pjesë e skuadrës moldave të Sheriff Tiraspol, që më herët këtë vit shokoi të gjithë duke fituar në Santiago Bernabeu përballë Real Madrid-it.

Ata tani do të jenë pjesë e Europa League, pasi arritën vendin e tretë në Champions League.

Lushkja ka luajtur në kompeticionet evropiane, në fazat kualifikuese të Europa League dhe Europa Conference League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore