Aplikacione

Reduktim i përmbajtjeve politike në Facebook


Gjatë një konference nëpërmjet telefonit, CEO i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka thënë se po konsideron hapat që mund të ndërmarrë lidhur me reduktimin e përmbajtjeve politike në seksionin e lajmeve, News Feed.

“Një nga pjesët e reagimeve të cilat po i dëgjojmë nga komuniteti ynë është që njerëzit nuk duan politikë dhe zënka për të marrë përsipër përvojën e tyre në shërbimet tona”, ka deklaruar Zuckerberg, citon e përditshmja CNN.

CEO i Facebook-ut ka shtuar se rekomandimet për grupet civile apo politike do të vazhdojnë të qëndrojnë larg përdoruesëve të platformës për një kohë të gjatë në të gjithë botën.

Zgjedhja e ndalimit të rekomandimeve të grupeve civile dhe politike, vjen pas bllokimit të tyre në periudhën përpara zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

CNN bën me dije gjithashtu, se platforma Facebook po vazhdon të merret edhe me problematikën e përhapjes së përmbajtjeve të dëmshme në rrjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore