Përballje

Real Madrid shënon fitore minimale ndaj Athletic Bilbao-s


Real Madrid-it i mjaftoi vetëm një gol, për të marrë tre pikët e radhës në sfidën ndaj Athletic Bilbaos të zhvilluar në Santiago Bernabeu

Rezultati u zhbllokua në minutën e 40-të, ku Luka Modric shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri për të asistuar te Karim Benzema dhe ky i fundit e dërgoi në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Bilbao patën disa raste për t’i barazuar shifrat, mirëpo vendasit u treguan të vëmendshëm duke e mbrojtur rezultatin.

Ky ishte suksesi i shtatë radhazi i madrilenëve në të gjitha garat, teksa, kjo fitore i forcon ata në krye të tabelës me 36 pikë, shtatë më shumë se ndjekësi i parë, Atletico Madrid që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Bilbao mbetet në pozitën e tetë në renditje me 20 pikë të grumbulluara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore