Shqipëria

Reagon Balla pas plagosjes me thikë të kryebashkiakut të Divjakës


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas sulmit me thikë ndaj kryebashkiakut të Divjakës.

Ai e ka vizituar atë në spitalin e Lushnjës, ku gjendet edhe shoferi i kryebashkiakut Fredi Kokoneshi që mbeti po ashtu i plagosur nga sulmi.

Balla ka theksuar se ky sulm është një produkt ndasisë dhe përçarjes që ndodh çdo ditë në vendin tonë.

“Të dy janë nënshtruar ndërhyrje kirurgjikale. Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë për të dy. Është një ngjarje e rëndë. Është produkt i kësaj ndasie dhe përçartje që ndodh çdo ditë”, ka thënë Balla.

Po ashtu ka thënë se çdo qytetar shqiptar duhet ta kuptojë që në këto ditë të vështira të jemi të bashkuar dhe jo të përçare.

“Nuk e di se kush është arsyeja, di që një i çmendur ka marrë thikën dhe ka shkuar të godasë! Burimi i kësaj ndasie dhe urrejtje duhet të ndalet”, ka përmbyllur ai.

Plagoset me thikë kryebashkiaku i Divjakës, Policia jep detajet

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore