Përballje

Rangnick fillon aventurën me United të dielën, përballë Crystal Palace-t


Më 5 dhjetor, Ralf Rangick do të ulet për herë të parë në stolin e Manchester United.

Rangnick shpresonte që të ishte në stol për ndeshjen me Arsenal-in, por problemet me vizën dhe pandemië, e shtynë pak debutimin e tij.

Gjermani do të vendosë formacionin përballë Arsenal-it dhe e stërviti skuadrën për këtë ndeshje, por do të jetë vetëm në tribuna.

Drejtimin e skuadrës për këtë ndeshje do ta ketë Michael Carrick.

Për Carrick, kjo do të jetë ndeshja e tretë dhe e fundit në drejtimin e Manchester United.

Siç raportohet në mediat e afërta me klubin, Rangnick është në procesin e finalizimit të vizës, dhe pastaj do të paraqitet para Federatës së Futbollit.

Gjermani të dielën do të ulet për herë të parë në stolin e Djajve të Kuq.

Nga ekspertët afër klubit, nuk kuptohet se pse u bë kjo shtyrje e panevojshme kur Solskjaer mund të shkarkohej menjëherë pas ndeshjes me Manchester City-n.

Nëse kjo do të kishte ndodhur, atëherë United do të kishte dy javë kohë për të regjistruar trajnerin e ri duke përfunduar proceset siç duhet.

Gjithsesi, epoka Solskjaer ka përfunduar, dhe United tani po përgatitet për “rikthimin e madh”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore