Sport

Ramos debuton këtë javë, me shumë mundësi


Kanë kaluar pesë muaj që nga hera e fundit kur Sergio Ramos ka luajtur futboll.

Atë botë, spanjolli ishte futbollist i Real Madrid-it.

Pas përfundimit të kontratës, Ramos u largua në drejtim të Paris Saint-Germain pasi ai kaloi 16 vite te madrilenët.

Legjenda e Madrid-it, tani pritet të debutojë në Paris, klubin e tij të ri.

Siç zbulon Diario AS, tabloidi i madh spanjoll, Ramos është rikuperuar nga dëmtimi në kyçin e këmbës.

Performancat e tij në stërvitje kanë qenë shumë pozitive dhe Pochettino mendon se tani është koha e duhur për rikthimin e tij.

Paris Saint-Germain do të përballet të premten në mbrëmje me Angers.

Në “Parc Des Princes”, Sergio Ramos pritet të jetë njëri nga emrat në formacionin startues të PSG-së.

Ky më në fund do të jetë edhe debutimi më i shumëpritur në Paris, pas atij të Lionel Messi-t.

Me Ramos-in në klub, PSG tenton të gjejë balancën në mbrojtje që i ka munguar tash e shumë kohë, sidomos gjatë këtij sezoni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore