Zgjedhjet në Shqipëri

Rama: Biblioteka moderne e Korçës, qendra e teknologjisë së lartë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të martën e 6 prillit, në Korçë, ka inspektuar Bibliotekën e re të këtij qyteti, ku po hapet dhe qendra e mësimeve të teknologjisë së lartë.

“Fakti që këtu ka filluar puna, tregon që është një program i nisur. Plani i Veprimit ka edhe aspektin e financimit të këtyre qendrave, të përfshirjes dhe të stimulimit të të rinjve”, ka deklaruar Rama.

Sipas kryeministrit, nëpërmjet Planit të Veprimit 2021-2025 do të krijohen qendra teknologjike.

Fillimisht, në disa bashki qendra qarku dhe, më pas, tek të gjitha bashkitë e vendit, nga Veriu në Jug.

Sakaq, foli dhe kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo. Ai shpjegoi qëllimin e programit në sektorin e teknologjisë.

Nëpërmjet kësaj mbështetjeje do të krijohen “hapësira të pafundme” të punësimit, për të rinjtë e Bashkisë Korçë.

Më herët, gjatë prezantimit të programit politik, të Partisë Socialiste (PS), kryeministri ka premtuar mbështetje në fushën e teknologjisë për të rinjtë e Korçës, por jo vetëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore