Shqipëria

Rama: 50 milionë euro garanci sovrane për start up-et


Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kanë zhvilluan një takim me sipërmarrës të rinj në ambientet e qendrës TUMO.

“Me planin tonë 2021-2025, do të vendoset një garanci sovrane për ata që janë përfshirë në inovacion. Fondi do të jetë 50 milionë euro. Kjo, do të lehtësojë ndjeshëm financimin e aktiviteteve të reja”.

Kështu i përgjigjur kryeministri disa prej shqetësimeve të sipërmarrësve të rinj.

Rama ka shtuar gjithashtu se me fondin e sfidës së inovacionit, është mundësuar ngjizja e 150 start up-eve të reja. “Nuk janë pak edhe përpjekjet e bëra për të shkuar përtej rrethit të aktivitetit”, shtoi kryeministri.

Në vëmendje, ai solli edhe shërbime që i ka ofruar qeveria, siç është edhe platforma e-Albania.

“E nisëm në vitin 2013 me 14 shërbime online. Sot janë 1207 shërbime online. Është mbuluar 95% e shërbimeve. Vetëm 5% janë të pamundura të kryhen online – ato ku duhet patjetër prania e individit për të kryer shërbimin”.

Në planin e veprimit për mandatin e ardhshëm ndërkaq, Rama ka përmendur dy programe.

“Inovacioni dhe ekselenca për Teknologjinë (IT) e Informacionit dhe Inovacioni dhe Ekselenca për manifakturën. Këto janë dy programe të rëndësishme në planin tonë të veprimit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore