Lajme

Qeveria e Kosovës miraton dy vendime e një nismë


Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike të së premtes ka miratuar dy vendime dhe një nismë.

Këtë e ka bërë të ditur Qeveria përmes njoftimit për media.

Sipas njoftimit nga Qeveria, është miratuar vendimi për të kërkuar nga presidentja dhënien e autorizimit zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim për zhvillim mes Kosovës dhe Luksemburgut.

Gjithashtu, është miratuar edhe vendimi për të kërkuar nga presidentja dhënien e autorizimit për Bislimin për nënshkrimin e amendamentit 2 të Marrëveshjes Financiare mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015.

Qeveria e Kosovës.

Në mbledhje është miratuar në parim edhe nisma për plotësim dhe ndryshim të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2014.

Instrumentin për Ndihmën e Para-anëtarësimit (IPA) është instrument financiar i shfrytëzuar nga BE-ja, që ka synim të ndihmojë vendet që janë në procesin e anëtarësimit në BE.

Ndryshe, me 4 korrik Qeveria e Kosovës në mbledhjen e të hënës ka marrë vendim ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për zbatimin e sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore