Shëndet

Qëndrimi ulur gjatë dëmton shëndetin mendor


Sipas një studimi në Universitetin e “Huddersfield”, Angli, qëndrimi ulur mbi tetë orë shkakton një sërë problemesh, ndër të cilat edhe në shëndetin mendor.

“Ulja për një kohë të gjatë mund të ketë efekte negative, në shëndetin dhe madje tejkalon përfitimet e stërvitjes së rregullt”, shprehen studiuesit.

Sipas njërës nga autorët e studimit, Liane Azevedo, “edhe pse të gjithë pjesëmarrësit në studim ishin shumë aktivë, ata rrinin ulur për shumë kohë mbi tetë orë”.

Më tej, ajo shpjegon se “ne zbuluam se koha e qëndrimit ulur, së bashku me disa demografi dhe probleme shëndetësore ekzistuese, ishin arsyet kryesore që ndikonin në shëndetin mendor dhe mirëqenien”.

Studimet e mëparshme

Studime të tjera kanë treguar se, nëse qëndroni më shumë se tetë orë ulur, ju duhet ta kompensoni me stërvitje.

Aktiviteti fizik ju ndihmon. Veçanërisht shëtitja në natyrë,

Ndër të tjera, Azevedo thotë se gjithashtu vunë re nga studimi se koha e lirë dhe kopshtaria janë aktivitete që ndihmojnë si fizikisht dhe mendërisht.

Ajo tha se 60 minuta stërvitje është ideale.

Jeta e ditëve të sotme bën që të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë të jetë po aq i rrezikshëm sa duhani, alkooli dhe droga.

Sipas kërkimit shkencor të publikuar në “BBC”, karriget janë një e re në jetën e njeriut, pasi deri në mesjetë, të vetmit persona që uleshin ishin vetëm mbretërit dhe peshkopët.

Vetëm në shekullin XVI, karriget u bënë diçka e zakonshme, ndërsa të qëndruarit ulur në punë u bë normal në shekullin XX.

Duke përllogaritur të qëndruarit ulur në punë, rrugës për në punë, në kafe dhe në shtëpi, një njeri shpenzon dhjetë orë në ditë ulur.

Kjo gjë është shumë e rrezikshme sipas kërkuesve shkencorë anglezë.

Nga Universiteti i “Huddersfield” theksojnë se të qëndruarit ulur kaq gjatë bën që në organizëm të grumbullohen nivele të larta yndyrash dhe sheqeri duke rritur rrezikun e diabetit.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore