Lajme

PZAP-i ka pranuar 124 ankesa për thyerje të heshtjes zgjedhore


Kryesuesi i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku, tregoi për Albanian Post, se gjatë ditës së zgjedhjeve në Kosovë, për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore , PZAP-i ka pranuar gjithsejtë 124 ankesa.

Tutje Desku tregoi se në PZAP në ditën e zgjedhjeve, “nuk ka pasur probleme dhe pa rregullsi gjatë kryerjes së detyrave të përcaktuara me ligj”, tha ai.

Ankesat e dërguara në mënyrë online, nuk janë pranuar nga PZAP-i, përveç atyre të paraqitura në mënyrë fizike.

“Në bazë të rregullores së PZAP-it dorëzimi i ankesave është bërë në mënyrë fizike në selinë e PZAP-it dhe përmes postes në mënyrë fizike”, tregon Mul Desku.

Ankesat e parashtruara përmes facebook-it, nuk konsiderohen si ankesa prandaj nuk janë pranuar nga PZAP-i.

“Me asnjë dispozitë ligjore PZAP-i nuk obligohet të pranoj ankesa online”, shtoi Desku.

Gjithashtu ai tregoi se, PZAP-i ka pranuar rreth 300 apele të dërguara me e-mail nga votuesit jashtë Kosovës, të cilët i ka njoftuar me vendime dhe nga këto apele, “rreth 150 votues janë përfshirë në listën e votuesve jashtë Kosovës”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore