Lajme

Punonjësve teknikë s’u janë paguar shtesat e COVID-19 nga ministria e Shëndetësisë dhe e Financave – rreth 2 milionë euro borxh ndaj tyre


Foto nga arkivi.

Ministria e Shëndetësisë dhe ministria e Punëve, Financave dhe Transfereve akoma s’kanë deponuar pagat shtesë ndaj punënonjësve teknik dhe atyre të sigurimit fizik që ishin angazhuar në kohën e Coronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi,

“Federata jonë para 2 vitesh kishte bërë padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Financave, për mos-pagesën e shtesave në kohën e COVID-19. Kemi bërë mbi 800 padi në favor të punëtorëve teknik dhe atyre të sigurimit fizik të sektorit privat që punojnë në spitale dhe Qendra të Mjekësisë Familjare”, ka shkruar Azemi në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai tutje ka theksuar se seanca e parë është caktuar në shkurt.

“Seanca e parë është caktuar me 09.02.2024, ku këta punëtorë do t’i përfaqësoj unë si kryetar i Sindikatës dhe avokati i mirënjohur Fatlum Podvorica. Seanca fillon me punëtorët e kompanisë Laguna në QKUK. Sipas nesh këto ministri këtyre punëtorëve u kanë borxh rreth 2 milionë euro”.

Foto e publikuar nga kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi.

Në muajin shtator të 2023-ës, Albanian Post kishte publikuar një artikull për mosrealizimin e kërkesës së punonjësve teknik edhe pas kalimit të gjashtë mujave për ngritje të pagave.

Por, që më pas u realizua pas një afati kohor prej 7 muajve.

Në muajin shkurt, premtimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia erdhi si përgjigje ndaj kërkesës Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë, ku përfshihej rritja e pagave më së paku 450 euro dhe çdo stimulim i punëtorëve shëndetësorë publikë, të jetë edhe për kompanitë që kryejnë shërbime teknike në spitale dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) e gjithashtu t’u bëhet edhe pagesa e stazhit të punës.

Ata kishin kërkuar të largohet participimi për kontrollet që bëhen në institucionet shëndetësore të punëtorëve teknikë që kryejnë shërbime për spitalet në Kosovë, të kthehen nën menaxhim të spitaleve këta punëtorë dhe t’u mundësohet ushqim falas në mensat e spitaleve.

Të gjitha këto u dorëzuan më 21 shkurt dhe nga atëherë Vitia, i la në pritje punonjësit deri në muajin tetor. 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore