Lajme

Punonjësit e shërbimit, më të dëmtuarit nga pandemia


Orët e gjata dhe paga të ulëta po i dëmtojnë punonjësit e sektorit të shërbimit.

Që nga pandemia, numri i klientëve të zemëruar dhe mungesa e stafit i kanë vështirësuar gjërat.

Kur dy uragane të kategorisë pesë goditën Ishullin e Virgjër të Shën Gjonit në SHBA, 2017, ishte gjëja më shkatërruese që i ndodhi pronares të restorantit Karen Granitz, në 50 vitet e saj në industrinë e shërbimeve.

Megjithatë, 65-vjeçarja mblodhi copëzat, e rihapi biznesin e saj dhe, në njëfarë mënyre, biznesi i saj u rimëkëmb.

“Unë mund të shihja një dritë në fund të tunelit”, kujton ajo.

Por, në vitin 2020, COVID-19 dëmtoi çdo gjë.

Rrethanat e pashembullta të krijuara nga pandemia përfundimisht e detyruan atë të hiqte dorë nga biznesi.

“E mbylla restorantin shkurtin e kaluar, jo për shkak të dëshirës për t’u izoluar nga COVID, jo sepse nuk ishim shumë të zënë, jo sepse nuk mund të merrja furnizime dhe jo për shkak të sjelljes së keqe tronditëse të pakicës së masave të turistëve që morëm”, thotë ajo.

Problemi, shpjegon ajo: “Stafi nuk donte të punonte më”.

Çdo gjë u vështirësua, mbajtja e maskave ishte rraskapitëse.

“Unë jam shumë i vjetër për të punuar 16 orë. Kështu që thashë që do të dilja në krye të lojës sime para se një barelë të më merrte jashtë.”, u shpreh një punonjës.

Ndërsa shpesh diskutohet në lidhje me punonjësit e zyrave, studimet tregojnë se punonjësit e sektorit të shërbimit janë prekur, falë kushteve të punës, orëve të zgjatura dhe mungesës së një pushimi të rregullt.

Në shumë kombe, përfshirë Shtetet e Bashkuara këto probleme janë të dukshme.

Tani për tani, djegia e industrisë së shërbimeve mund të jetë më e keqe se kurrë, për shkak të një përzierjeje të paqëndrueshme të stresuesve të shtuar të shkaktuara nga pandemia, duke përfshirë klientët e pabindur dhe mungesat e tmerrshme të stafit.

Shumë punëtorë të industrisë së shërbimeve vështirë se mund të kujtojnë ditët e para të pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore